Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniMarin Mema godet politikanët shqiptarë: Dreqi e marrtë, sa të thellë i...

Marin Mema godet politikanët shqiptarë: Dreqi e marrtë, sa të thellë i paskeni xhepat!

Gazetari Marin Mema nëpërmjet një postimi në Facebook ju ka drejtuar një thirrje shqiptarëve për t’ju ndjerë krenarë për veten dhe flamurin e tyre. Mema thotë se meritojmë më shumë si popull por politikanët na kanë vje*dhur.

“Sigurisht nëse Shqipëria do të ishte një vend i shkretë apo i mangët në mundësi do të duhej të ngrinim supet e të pranonim realitetin ! Fundja asgjë nuk ndryshohet me shkop magjik e as me fantazi të momentit !

Por Shqipëria ka gjithçka për të qenë një oaz i zhvilluar edhe pse sot mundësitë e saj shfrytëzohen pak aspak apo masa*krohen nga grykësit! Ky vend me histori me pasuri natyrore minerale kulturore e njerëzore endet në udhëkryqe që nuk po mbarojnë kurrë ! Brezat po shkojnë ndërsa ne vazhdojmë të vrapojmë në vend në mos edhe pas! E për këtë padyshim janë përgjegjës nga të gjitha anët të gjithë ata që kanë parë e shohin xhepat (që sa të thellë i paskan patur dreqi e mori) e interesat personale!

Më dhimbset vendi im sepse meriton më shumë meriton të eci me hapin a atyre që e duan vërtetë e që kanë ndershmërinë vullnetin e pastërtinë e nevojshme ta bëjnë këtë! Janë padyshim shumica dërr*muese që duhet të kuptojë forcën e tyre! Janë nënat baballarët gjyshërit fëmijët janë mjekët mësuesit ushtarakët minatorët agronomët e veterinerët jane policët naftëtarët janë inxhinerët janë të gjithë ata pensionistë që kanë dhënë vitet me ndershmëri për këtë vend janë studentët me ngjyrat e tyre dhe të gjithë ata që i ndjejnë vështirësitë e jetës çdo ditë. Nuk më intereson asnjë ngjyrë, por vetëm shqiptarët e thjeshtë. Ata që i kam takuar në këto vite gjithkund e që i takoj edhe sot njësoj duke i parë në sy! Është krenari ti shohësh njerëzit në sy e të mos përpiqesh të ndrrosh rrugë! Për mua kjo është pasuria më e madhe jeni Ju të gjithë dhe ngjyrat e flamurit më të bukur në botë!”, shkruan Mema.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!