Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në kuadër të vizitës në Tiranë u takua me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, me ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe Zef Mazi, negociues i përgjithshëm për aderimin e Shqipërisë në BE.
Siç kumtoi SÇE-ja, në takimet me përfaqësuesit e lartë shtetërorë, edhe njëherë u konfirmua qëndrimi se dy shtetet nuk heqin dorë nga BE-ja edhe krahas propozimit pritje, si dhe rëndësinë që BE-ja ta mbështesë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Dy vendet mike kanë rrugë të përbashkët në anëtarësimin në familjen evropiane, rrugë në të cilën treguam pjekuri edhe për integrimin rajonal edhe për bashkëpunimin i cili konfirmohet ndër aktivitetet e ndërmarra me iniciativën e Ballkanit Perëndimor. Është koha të valorizohet ajo që deri më tani e kemi arritur në pjesën e reformave edhe Maqedonisë së Veriut edhe Shqipërisë t’u jepet datë për fillimin e negociatave me Unionin”, potencoi zëvendëskryeministri Mariçiq në takimet me homologun e tij Ahmetaj dhe shefen e diplomacisë Xhaçka.
Në takim me Mazi, negociuesi kryesor për aderimin e Shqipërisë në BE, bashkëbiseduesit u pajtuan se fokusi në periudhën në vijim të dy shteteve do të vendoset që të sigurohet gatishmëria e plotë e administratës shtetërore për procesin e negociatave aderuese, i cili do të përgjigjet në metodologjinë e re. U hap edhe çështja për rivitalizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim për eurointegrim nga viti 2021, si dhe mundësia për kufizimin e takimit të parë të Komitetit të përzier, të paraparë me Marrëveshjen për bashkëpunim.