Puna e përbashkët e shërbimeve doganore që pritet të fillojë këtë vit me Serbinë dhe Shqipërinë do të mundësojë qarkullim më të shpejtë të sendeve ndërmjet Maqedonisë dhe dy shteteve fqinje të saj.
Në vendkalimin kufitar Tabanoc janë duke përfunduar përgatitjet në kalimin hekurudhor me Serbinë, ndërsa vazhdojnë punimet edhe në vendkalimin kufitar Qafëthanë me Shqipërinë. Sipas vlerësimit të transportuesve, koha që do të kursehet nga shkurtimi i formaliteteve në kalimet kufitare do të shkurtohet për dy ditë.
Sipas autoriteteve kufitare, në zbatimin e këtij koncepti të punës së përbashkët doganore rëndësi të jashtëzakonshme përfaqëson shfrytëzimi i një objekti të përbashkët në vendkalimin kufitar ku kryhen procedurat formale.
“Bazuar në përvojat ekzistuese që zbatohen në mbarë botën, si dhe përvojat ekzistuese nga ky lloj i kontrollit, krahas asaj që shpejtohet qarkullimi i udhëtarëve dhe sendeve, ka ndikim pozitiv edhe në uljen e harxhimeve për kalimin e kufirit”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë Doganore të Maqedonisë.