Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMaqedonia në fund të listës të shteteve ku qytetarët nuk kanë para...

Maqedonia në fund të listës të shteteve ku qytetarët nuk kanë para për pushim (FOTO)

Maqedonia gjendet në fund të listës së shteteve ku qytetarët nuk mund t’ia mundësojnë vetes një javë pushim. Këtë e tregoi studimi i “Eurostat”.

Më shumë se një e treta e qytetarëve të Maqedonisë apo 65.3% nuk mund t’ia mundësojnë vetes një pushim. E njëjtë është gjendja në Serbi me 62.8%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas studimit, një e treta e popullatës në BE apo 32.9% nuk mund t’ia mundësojnë vetes një pushim vjetor. Gjendje më të mirë e ka Norvegjia, ku vetëm ^% e qytetarëve nuk mund t’ia mundësojnë vetes pushim javor. Pas Norvegjisë gjendet Suedia me 8.2%, e më pastaj Zvicra me 8.9% në vitin 2016.

Nga anëtaret e BE-së, gjendjen më të keqe e ka Rumania, ku dy e treta e popullatës nuk mund të mundësojë pushim vjetor, kurse pas Rumanisë vjen Kroacia me 61.2A%.

Në Turqi është 71.5% (sipas të dhënave të vitit 2015) që qytetarët nuk kanë para për pushim vjetor.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments