Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni“Maqedonia e Veriut” hyn në fuqi për 15 ditë (VIDEO)

“Maqedonia e Veriut” hyn në fuqi për 15 ditë (VIDEO)

Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës, edhe në Parlamentin grek, ia hapi Maqedonisë rrugën e proceseve euroatlantike që ia kishte bllokuar për vite me radhë, shkaku i emrit të shtetit “Maqedonia”. Pas afro dy javësh, Maqedonia zyrtarisht do të njihet si “Republika e Maqedonisë së Veriut”, pasi atëherë sipas procedurës së paraparë, do duhet të hyjë në fuqi Marrëveshja e Prespës.Presidenti grek do duhet ta nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes dhe ai të publikohet në Gazetën Zyrtare, sikurse në Maqedoni.

Hapi tjetër që Greqia është e obliguar që ta ndërmarrë është ta nënshkruajë edhe protokollin për antarësim të Maqedonisë në NATO, dhe kështu tia lejë rrjedhën  procesit i cili ishte i bllokuar për 27 vjet.

Pastaj Greqia duhet ta njoftojë Sekretariatin e Përgjithshëm të NATO-së për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa më tej, 29 vendet anëtare të NATO-së, do të duhet të nënshkruajnë protokollin për qasje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe i njëjti duhet të ratifikohet edhe në çdo Parlament amë të shteteve anëtare, përfshirë edhe atë grek. Pritet që ky proces të përfundojë deri në fund të vitit, ndërsa Greqia ka njoftuar se e para do të ratifikojë protokollin.

Derisa zhvillohet ratifikimi, Maqedonia do të merr pjesë, deri në një nivel të caktuar, në proceset e Aleancës. Për shembull, mund të merr pjesë në të gjitha forumet dhe takimet, por pa të drejtë vote.

Hapi tjetër është ftesa për aderim, të cilën Maqedonisë do t’ia dërgojë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, pasi të gjithë anëtarët do të njoftojnë SHBA-në, depozituesit e marrëveshjes, se e kanë ratifikuar protokollin e aderimit.

Në hapin e fundit, Maqedonia do të duhet edhe vetë formalisht ta pranojë aderimin në NATO – me referendum ose me votim në Kuvend.

Pastaj vendimi për aderim i dërgohet Departamentit të shtetit të SHBA-së, “gardianit” të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe formalisht bëhet anëtare e NATO-së.

Meqë shoshiten problemet shekullore mes Greqisë dhe Maqedonisë, të dy shtetet do të hapin ambasadat në vendet fqinje. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments