Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderMaqedonia e Veriut e fiton Gjibraltarin

Maqedonia e Veriut e fiton Gjibraltarin

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut konfirmon rolin e favoritit ndaj Gjibraltarit, duke triumfuar në transfertë me rezultat 0:2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Ekipi i udhëhequr nga seleksionuesi Bllagoja Milevski që nga fillimi kishte iniciativën dhe kontrollin e lojës, ndërsa goli i pari erdhi në minutën e 21-të, të cilin me shumë mjeshtëri në brenda zonë, e realizoi Enis Bardhi. Me epërsi 0:1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, përfaqësuesja e vendit ishte sërish ajo që dominoi fushën, por terreni me barë artificial ishte pak pengesë për të finalizuar më shumë aksione në portën e Gjibraltarit. Minuta e 84-t, solli edhe golin e rehatisë dhe të fundit në këtë ndeshje me autor Nikollov. Deri në fund, të përzgjedhurit e Milevskit menaxhuan mirë ndeshjen, duke marrë kështu tri pikët e para në këtë edicion të ri të Ligës së Kombeve. Ndeshjen e radhës, Maqedonia e luan në Shkup kundër Gjeorgjisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments