Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedonia e dyta në Evropë për vdekshmërinë e foshnjeve

Maqedonia e dyta në Evropë për vdekshmërinë e foshnjeve

Maqedonia ka shkallën e dytë më të madhe të vdekshmërisë së foshnjave në Evropë. Shqetësuese është fakti se në vendet tjera, kjo shkallë është duke shënuar rënie, ndërsa tek ne, shkalla e vdekshmërisë është në rritje.
Sipas të dhënave të UNICEF-it, në Maqedoni 1 nga 120 foshnjat ndërron jetë në periudhë prej 28 ditëve nga lindja, ndërkaq me këtë, shteti jonë e zë vendin e 105-të prej 184 vendeve të botës.

Maqedonia është renditur më keq se të gjitha shtetet fqinje, me përjashtim të Kosovës, e cila nuk është ranguar në listën e re të UNICEF-it. Kështu, nëse në Maqedoni vdes 1 nga 120 foshnjat e lindur, në Shqipëri vdesin 1 në 161, në Bullgari 1 në 263, në Serbi 1 në 270, ndërkaq në Greqi 1 në 435 foshnja.

UNICEF
“Shkalla e vdekshmërisë, është reflektim jo vetëm i efikasitetit të sistemit shëndetësor, por edhe i zhvillimit, varfërisë dhe mirëqenies sociale, shkallës së sëmundjeve dhe kualitetit të ambientit jetësore në vendet.

Sot në New York, ka filluar fushata e UNICEFIT me moton “Jetë për çdo fëmijë”. Qëllimi është që vdekshmëria e foshnjave të jetë një e kaluar.

UNICEF

“Këtyre foshnjave mundemi t’ju japim më shumë se një ditë, më shumë se një muaj- t’ju mundësojmë mbijetesë. Mundemi t’i shpëtojmë nëpërmjet vendimeve kualitative mjekësore për cdo nën dhe foshnjë të porsalindur. Na nevojitet sistem në të cilin kualiteti do të shpërblehet, ndërsa moskujdesi do të sanksionohet”

Përndryshe të dhënat e UNICEF-it, tregojnë se çdo ditë në botë vdesin 7 mijë foshnja pa mbushur ende muajin e parë, ndërsa çdo vit në botë humbin jetën 2.6 milionë foshnja ende pa mbushur muajin e parë

Niveli më i lartë i vdekjes së foshnjave vitin e kaluar ka qenë në Pakistan. Sipas raportit në Pakistan 45.6 në çdo 1.000 foshnja vdesin ende pa mbushur një muaj. Numri më i vogël i vdekjeve të foshnjave ndodh në Japoni, ku vetëm 0.9 në 1.000 foshnja vdesin pa mbushur një muaj. Pas Japonisë, sipas listës vjen Singapori.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!