Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMaqedonia do t’i dhurojë tanke Ukrainës

Maqedonia do t’i dhurojë tanke Ukrainës

Maqedonia e Veriut t’i dhurojë tanke Ukrainës. Pasi në rrjetet sociale janë paraqitur pamje nga transporti i disa tankeve, lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtes. Sipas tyre kjo bëhet pasi në RMV do të bëhet riformatimi i batalionit të tankeve.

“Dëshirojmë të theksojmë se në bazë të analizave të bëra, rekomandimeve dhe planeve të miratuara për pajisjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën në vijim do të bëhet transformimi, përkatësisht riformimi i batalionit të tankeve dhe do të veprohet në vendosjen e kapaciteteve moderne dhe bashkëkohore kundër rrethimit në Ushtri, zbatimi i këtyre planeve tashmë është duke u zhvilluar. Gjithashtu, sipas Planit Afatgjatë për Zhvillimin e Aftësive Mbrojtëse 2019-2028 nuk do të investohen fonde shtesë për modernizimin dhe pajisjen e objekteve të tankeve. Duke marrë parasysh këtë situatë faktike, si dhe kërkesat e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Qeveria mori vendim për t’i dhuruar Ukrainës një sasi të caktuar të këtyre mjetece që janë të patjetërsueshme për nevojat e tyre” thuhet në përgjigjen e Ministriaë së Mbrojtjes për “360 gradë”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments