Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedonia dhe Shqipëria nisin kontrollin e përbashkët në Qafethanë

Maqedonia dhe Shqipëria nisin kontrollin e përbashkët në Qafethanë

Këtë të hënë të 31 korrikut mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të hyje në fuqi kontrolli i përbashkët i kufirit.

Pritet që vetë kryeministri i vendit, Edi Rama, dhe homologu i tij Dimitar Kovaçevski të udhëtojnë drejt Qafë Thanës.

Ky vendim pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis vendeve tona.

Ndërkaq vetëm disa ditë më parë u nënshkrua protokolli i fundit për zbatimin e Marrëveshjes për vendosjen e një vendkalim të përbashkët kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Drejtorët e drejtorive doganore të RMV-së dhe Shqipërisë, Stefan Bogoev dhe Genti Gazheli e nënshkruan marrëveshjen në vendkalimin kufitar Qafë Thanë.

Siç u bë e ditur nga Drejtoria Doganore, me nënshkrimin protokollit, përfundojnë përgatitjet përfundimtare për vendosjen e një ndalese one-stop-shop në këtë vendkalim kufitar, me qëllim zbatimin e formaliteteve kufitare me efikaset dhe më thjeshtë, pritjet më të shkurtra në kufi, gjegjësisht shërbime më të mira për operatorët ekonomik dhe udhëtarët.

Bogoev theksoi se, në këtë vendkalim kufitar janë kryer të gjitha punët e nevojshme infrastrukturore.

Po ashtu bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet shërbimeve të drejtorive doganore dhe policisë kufitare të dy vendeve do të rezultojë në përshpejtimin e qarkullimit të mallrave, udhëtarëve, dhe përmirësimin e rezultateve në zbulimin e aktiviteteve të paligjshme kufitare.

Modeli kufitar “One – Stop – Shop” ishte një nga pikat që u ra dakord në vitin 2019 mes ministres shqiptare të Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe homologut të saj në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Dhe implementimi i saj – ashtu siç deklarohet nga të dyja palët – është gati në përfundim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!