Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMaqedoni, vazhdojnë kërkimet e dy policëve

Maqedoni, vazhdojnë kërkimet e dy policëve


Ekipet e policisë maqedonase edhe sot vazhdojnë kërkimin për dy pjestarët e policisë së Kosovës, të cilët të shtunën bashkë me makinën e policisë kanë rënë në limin Lepenc, nga ana e Kosovës, njoftojnë nga MPB.
Dje nga policia thanë se supozohet se trupat mund të gjenden dhe të nxirren nga lumi në anën maqedonase të kufirit, transmeton Gazeta Express

Përfshirjen e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë në këtë kërkim e ka konfirmuar edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi, sipas të cilit kërkimet vazhdonjë përveç se në anën kosovare gjithashtu edhe në atë maqedonase, përgjatë rrjedhës së lumit Lepenc, në afërsi të fshatit Bllacë.

Në këtë kërkim janë angazhuar një numër i madh i policisë, njësite të zjarrfikësve si dhe ekipe të zhytjes.

Policia e Kosovës thotë se për shkaqe ende të panjohura, vetura në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments