Qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët marrin insulinë nuk do të mbesin asnjë ditë pa terapinë e nevojshme, deklaroi sot dr. Vlladimir Milloshev, sekretar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Sipas marrëveshjes ekzistuese për furnizim të insulinës, marrëveshja dyvjeçare gusht 2016-gusht 2018, nga të gjitha llojet e insulinës ka mjaft sasi. Vetëm paraqet problem të vogël “novorapid”-i të cilin e kemi vetëm edhe për një muaj e gjysmë. Tashmë kërkojmë mënyrë të kryejmë import intervenues dhe procedurë shtesë të tenderit për një muaj e gjysmë që të arrijmë deri në gusht kur do ta hapim pakon e kompletuar për furnizim publik të marrëveshjes së re dy vjeçare për furnizim të insulinës”, tha Milloshev.
Ai sqaroi se procedura e rregullt do të jetë në muajin gusht.
“Një muaj e gjysmë është në pyetje që ta plotësojmë atë vakum hapësirë deri në shpalljen e procedurës së tërësishme. Një muaj e gjysmë është periudhë e mjaftueshme që të mbulohen nevojat e qytetarëve. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët marrin insulinë nuk do të mbesin asnjë ditë pa sasitë e nevojshme të insulinës”, porositi sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në pyetjen e gazetarëve se qytetarët në periudhën e fundit janë ankuar për sasitë dhe cilësinë e insulinës, ai sqaroi se tashmë në procedurë kuvendore janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ilaçe dhe pajisje mjekësore në të cilat janë parashikuar kriteret shtesë për përkeqësim të gjithë asaj që do të thotë cilësi në sigurimin e importit paralel të ilaçeve. Këtu është përfshirë edhe insulina. Shfaqi shpresë se deri në fund të këtij muaji ligji do të përkrahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa pas shpalljes në “Gazetën zyrtare” do të hyjë në fuqi.
“Gjithë ajo që do të thotë import paralel do të garantojë cilësi të ilaçeve të cilat do të jenë lëndë e këtij importi”, tha Milloshev.