Maqedoni, nuk do të ketë më skedina sportive dhe kazino në çdo vend, ndryshohet ligji

0
18
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Të gjitha bastoret dhe kazinot të cilët ndodhen në largësi më të vogël se 300 metra nga shkollat fillore dhe të mesme patjetër duhet të mbyllen, parashohin ndryshimet e reja ligjore për lojërat e fatit.
Sipas të njëjtave, asnjë nga bastoret ose klub-automatet nuk guxon që të jetë afër shkollave.

Me këto ndryshime, parashihet që të kthehet licenca për çdo hapësirë pune për klub-automatet, ndërkaq bastoret do të mundem me 500.000 euro depozit të hapin gjithsej 50 vendpagesa.

Përskaj kësaj, parashihet edhe miratimi i obligimit që aparatet në klub-automatet të mos guxojnë të jenë më të vjetra se një vjet, pasi që Qeveria ka konstatuar se aparatet e vjetra nuk mund të garantojnë lojë të saktë.