Për arsye të motit të keq nga reshjet e dëborës dhe i ftohti që ka pllakosur vendin, mësohet se ditën e nesërme në shkollat në zonat ku situata duket më e rënduar, do të ketë shkurtim të orëve.
Kanë qenë drejtoritë e shkollava që i kanë njoftuar nxënësit ditën e sotme, se nëse janë në turnin e dytë do të shkojnë më shpejt për shkak të shkurtimeve.
Ndërkohë vetëm ditën e djeshme doli totali se në 82 shkolla mësimi është pezulluar për shkak të dëborës.