Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë konferencës ditore informuese mbi koronavirusin në vend tha se janë infektuar 2 mjekë dhe 1 infermiere në spitalin e Kumanovës, po ashtu edhe dy pacientë të tjerë, të gjithë këta kanë pasur kontakte me pacienten që ndërroi jetë nga koronavirusi dje në Kumanovë. Sipas ministrit Filipçe, janë kontaktuar të gjithë personat që personat e prekur kanë pasur kontakte me të prekurit, një pjesë e tyre janë identifikuar dhe janë vetizoluar,përcjell Struga Ekspres.