Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMaqedoni, 26 parti politike nuk do të marrin para nga buxheti shtetëror

Maqedoni, 26 parti politike nuk do të marrin para nga buxheti shtetëror


26 parti politike në Maqedoni janë shlyer nga regjistri për të përfituar financimin vjetor nga buxheti i shtetit. Nga Ministria e Drejtësisë theksuan se kjo ka ndodhur pasi që Enti Shtetëror për Revizion ka sjellë vendim për ndalimin e pagesës së mjeteve për partitë që nuk kanë dorëzuar raport nga regjistri për pranimin e donacioneve, nuk kanë dorëzuar llogarinë vjetore ose raport financiar.
Vendimi është firmosur më 25 prill nga ana e ministrit Bilen Saliji.
Mes partive janë edhe ato në pushtet si Partia Liberal Demokrate dhe Partia për Emancipimin e Romëve, ndërsa pjesa më e madhe janë parti opozitare. Çdo vit 0,06 për qind nga të ardhurat burimore të buxhetit shtetëror ndahen për financimin e partive politike. Për vitin 2018 kjo nënkupton mbi 1,8 milionë euro. Më shumë para përfitojnë partitë që kanë marrë më shumë vota.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments