Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMaqedonasja Aneta Ivanova pranon fenë islame (FOTO)

Maqedonasja Aneta Ivanova pranon fenë islame (FOTO)

Sot, në kabinetin e Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepit, qytetarja e Maqedonisë, nga Shkupi, Aneta Ivanova, vullnetarisht ka kërkuar që të konvertohet në islam dhe, para Kryetarit të myslimanëve të vendit, ka deklaruar Shahadetin,shkruan Pacensure, transmeton Struga Ekspres.

Ky deklarim ka pasuar pasi Reisul Ulema e informoi pjesëtaren e re të islamit me të gjitha sfidat dhe obligimet që e presion në një komunitet të ri, me rregulla, detyrime e obligime të reja për të si myslimane e ardhshme. Megjithatë, zonja Aneta, për hirë të lidhjes së kurorës me një mysliman, është lutur që ta respektojnë vullnetin e saj dhe ta pranojnë si pjesëtare të re të Islamit me të gjitha obligimet dhe detyrimet që i parasheh kjo fe për femrën myslimane. Me vullnet dhe me kënaqësi të thellë Aneta Ivanova deklaroi Shahadetin duke e përqafuar nga ky çast fenë islame si fe të saj.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments