Monday, September 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedonasi fyen shqiptarët: Te një “shiptarska kafana” në Tetovë i shijova qebapët...

Maqedonasi fyen shqiptarët: Te një “shiptarska kafana” në Tetovë i shijova qebapët më të mirë në botë

Një maqedonas nga Shkupi ka mbetur i mahnitur nga shija e qebapëve në një restorant të Tetovës, ku thotë se i ka shijuar qebapët ndoshta më të shijshëm në botë. Edhe më tepër ai është mahnitur nga mikpritja në restorantin të cilin siç kuptohet nga konteksti i shkrimit, pa ndonjë tendencë negative e quan “shiptarska kafana”, shkruan Lajmpress.

Njëkohësisht ai kërkon nga restorantet në Shkup që të marrin mësim. Ja si e përshkruan ai këtë qëndrim të vetin në Tetovë:

U ula mbrëmë në Tetovë në “shiptarska kafana për qebapë (ndoshta më të mirët në botë), u ngopëm ashtu siç duhet (çmimi i ulët, ushqimi i lirë por i mirë), veç kësaj djaloshi nga parkingu afër kafenesë nuk na mori para për parking (sepse shpejt e shpejtë)…siç mbaruam me ngrënie-pirjen, ja erdhi kamerieri: “më falni a doni të pini diçka prej shpish”?! – Pyetje që nuk e kam dëgjuar një shekull në lokalet tona… edhe pikërisht në ato ku kemi lënë miliona…jo për tjetër, lëre që nuk u kujtohet të qerasin kafe, por sapo të dalësh edhe do të lehin për ty ku të arrijnë.

Konstatimi: Nuk është te feja, kombësia, te vendi ose gjëra të ngjashme, të kuptohemi. Te njeriu është… ose është, ose nuk është.

Bëhet fjalë për Restorant Sedra, për herë të parë u ula aty, respekt për djemtë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments