Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniMali i Zi vendos shtetrrethimin e natës

Mali i Zi vendos shtetrrethimin e natës

Autoritetet malazeze vendosën një shtetrrethim nate në kryeqytet, duke filluar nga sot, në një përpjekje për të frenuar ringjalljen e COVID-19.

Banorët e Podgoricës, si edhe ata të Cetinjes nuk do të mund të lënë shtëpitë e tyre midis orës 22:00 dhe 05:00, si edhe të vizitojnë anëtarët e një familje tjetër.

Baret dhe restorantet në këto dy qytete do të mbyllen, me përjashtim të shërbimi të shpërndarjes në shtëpi.

Ky forcim i masave u vendos pas një rritje të numrit të rasteve javët e fundit në Malin e Zi, i cili ka një normë infektimi për 100 000 banorë ndër më të lartët në Europë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments