Nga Avni Osmani
Mali , fusha digjen e nusja kreh floket
Maqedonia tashmë është e goditur bukur mirë nga pandemia e quajtuar Covid-19. Përpos kushteve të vështira ekonomike ,politike ,sociale , shëndetësore etj e ballafaquar me një numër të madh të papunësië qysh parapandemisë , Maqedonia tashmë rrezikon në një krizë të re ekonimike.
Si pasojë e izolimit tre mujor shumë biznese janë mbyllur disa veprimtari madje edhe rrezikojnë të mbyllen krejt , gastronomia ka pësuar rrënie të madhe, turizmi gjithashtu, rinia, fuqia punëtore ska ku të punojë, ndërtimtaria, bujqësia tek tuk, thjeshtë ora policore paralizoi prodhimtarinë në çdo degë të ekonimisë. Kufizimet , disatancat sociale etj, kanë ulë ndjeshëm numrin e klientëve nëpër lokale , njerëzit furnizohen vetëm me gjërat e nevojshme elementare jetësore dhe si të tilla marketet kanë qëndruar më së miri.
Shtrohet pyetja nga erdh kjo dukuri në Maqedoni , thjesht ç’iu desh Maqedonisë kjo pikërisht në këtë kohë të turbulencave ekonomike , politike kur dihet fakti se shteti qëndron buzë greminës me një qeveri të brishtë teknike dhe me plot zbrazëtira të ndryshmë financiare.
Fakt është se nga fillim marsi e gjithë bota u godit nga kjo pandemi , që nga Kina, Italia, Spanja, Gjermania, Britania e Madhe, ShBA etj me një numër të madh të te infektuarve dhe disa miliona njerëz të vdekur. Edhe Maqedoninë virusi e gjeti të papërgaditur në çdo aspekt.
Disa shtete evropiane falë menaxhimit të mirë që nga maji arritën që të dalin nga kjo krizë dhe të hapin bizneset , lokalet , shkollat si dhe vendet e punës,duke sensibilizuar popullatën dhe gjithmonë duke i pasur parasysh dhe duke i respektuar rekomandimet nderkombëtare për mbrojtje nga virusi.
Fatkeqësisht Maqedonia ngeci në këtë drejtim, institucionet adekuate aplikuan gjendje të jashtëzakonshme dhe morën masa paksa me vonesë. Popullata nuk arriti të sensibilizohet dhe të kuptoje sa duhet rrëndësin e masave krejt kjo e përcjellur me një dozë dyshimi dhe nervoze nga ana e qytetarëve.
Këtij mosbesimi i parapriu edhe keqinformimi apo keqmenaxhimi i disa mediave , portaleve të cilët propaganduan se virusi është mashtrim , se virusi është përgaditur në laboratori, përhapin lajme e dezinformata se ata që shtrihen në spital, gjegjësisht në Shkup nuk kthehen më të gjallë.Qarkullojnë lajme dhe thashetheme se mjekët përfitojn nga 5 mijë apo 6 mijë euro për të shkruar sa më shumë të infektuar pacient .Këto portale famëkeqe i mundësuan qytetarit një mosbesim , një frikë , një pasiguri dhe një panikë të jashtëzakonshme.
Qytetari i shkretë duke pasur parasysh krejt këto dezinformata si dhe duke parë gjithnjë e më shumë gjendjen e vështirë ekonomike shpesh herë bie në depresion , refuzon të shkon në spital, madje bëhët agresiv duke mos mbajtur maskë mbrojtëse dhe distancë sociale.Dilema hamletiane , të rrosh a të mos rrosh në këtë kohë pandemie , ekziston apo nuk ekziston ky virusi tani eshtë shumë evidente tëk popullata.Pasiguri në çdo anë.
Thashetheme e analiza sa të duash, njëri thotë vjen nga Bill Gates për të installuar çipa, tjetri thotë nga masonët, e dikush madje thotë nga instalimi i antenave 5G, vjen nga Amerika, për të çfaros pleqt, për ta neutralizuar e dobësuar Kinën etj etj , plot hipoteza alla shqiptare, plot spekullime e plot teza të pabazuara.
Nga mesi i majit e gjithe Evropa aplikoi lehtësime kurse në Maqedoni virusi sërish doli në skenë dhe shkatëron gjithçka që i del përpara, tashmë jemi në qershor dhe çdo ditë kemi qindra të infektuar dhe dhjetra të vdekur.Institucionet shtetërore tashmë si duket janë dorrëzuar përpara kësaj katrahure dhe vëmendjen e kanë përqendruar tek zgjedhjet dhe tek fenomeni se kush do bëhet kryemistër. Kjo tezë i ngjan asaj thënies : Mali fusha digjen , nusja kreh flokët.
Në vend se të kemi gjallëri , lëvizje të lirë, punësime etj, në vend se të hapen kufijt dhe të kthehet gjendja normale e të vijnë mërgimtarët nga jashtë , tani vehet në pikëpyetje ardhja e tyre si pasojë e gjendjes aktuale , si pasojë e testeve dhe karantinës që ende Maqedonia po e proklamon.
Mos ardhja e mërgimtarëve do të ketë epilogun më të keq për shtetin, do jetë një katastrofë e vërtetë ekonomike , kur dihet fakti se popullata në Maqedoni jeton kryekëput nga parat e mërgimtarëve të cilët mbushin arkën e shtëtit në vend . Mosardhja e tyre do jetë hendikep i madh për sallonet e dasmave, restorantet, për ndërmarjet e ndryshme. Do të thellonte edhe më shumë varfërinë . Shteti, respektivisht Ministria e diasporës , partitë tona politike duhet të krijojnë kushte që mërgimtarët të vijnë kësaj vere pa teste , pa karantina dhe tu sigurohet mirëqenie, siguri dhe mos të jenë të malltretuar në asnji mënyrë dhe në asnji kufi.
Mërgimtarët çdo herë u kanë dal në ndihmë andaj edhe ju qytetarë të nderuar të Maqedonisë nëse i respektoni masat mbrojtëse , nëse e mbroni veten , pa panikë me kujdes , nëse nuk mblidheni vend e pa vend , nëse mbani maska etj, do të mundeni ti shihni dhe ti keni afër njerëzit më të dashur, familjarët që i keni jashtë . Mendoni mirë , veproni ,është koha e fundit. Panik jo , kujdes po.