Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniMal i Zi sot e shpalli fundin e koronavirusit

Mal i Zi sot e shpalli fundin e koronavirusit

Në Mal të Zi të martën pasdite është shpallur fundi i epidemisë Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur Qeveria e Malit të Zi.

Në fakt fundin e epidemisë e ka shpallur Trupi Koordinues Kombëtar për sëmundjet infektive, me propozim të Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi.

“Ky është rezultat i përpjekjeve për muaj të tërë nga të gjithë në sistemin tonë dhe nga qytetarët tanë. Faleminderit për besimin. Disa masa do të anulohen, por pasi pandemia vazhdon ende, mbesin në fuqi masat kundër importimit të virusit”, ka njoftuar qeveria e Malit të Zi.

Mediat në Mal të Zi kanë shkruar se ky vend ka kaluar dy periudha të inkubacionit prej 28 ditëve pa raste të reja me koronavirus dhe kështu janë plotësuar kushtet për të shpallur fundin e epidemisë.

Të martën është njoftuar për 133 testime të reja, ndërsa nuk është paraqitur asnjë rast i ri. Në Mal të Zi ka kohë që nuk ka raste aktive.

Gjithsej me koronavirus në këtë vend janë infektuar 324 persona. 315 janë shëruar kurse nëntë kanë vdekur.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!