Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriMakina bie në humnerë, aksidenti tragjik i merr jetën të riut në...

Makina bie në humnerë, aksidenti tragjik i merr jetën të riut në Rrugën e Kombit, në gjendje të rëndë shoku i tij

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit. Si pasojë një person ka humbur jetën ndërsa një person tjetër është i plagosur rëndë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Kolsh në Kukës. Makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka përfunduar në një humnerë.

Raportohet se dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit. Makina e tyre tip “Benz” ka rënë 100 metra në humnerën poshtë rrugës.

Shkak i aksidentit deri më tani dyshohet se ka qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i shoferit pasi nuk janë vënë re gjurmë frenimi në asfalt.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments