Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali.
Manuel Toska ishte duke drejtuar mjetin e tij tip “Alfa Romeo 147” në rrugën provinciale që lidh Gallipoli me Sannicola, kur ka humbur kontrollin pranë fshatit Chiesanuova.
Makina, në pronësi të babait te të riut, doli nga rruga dhe përfundoi e përplasur me një pemë, ndërsa disa shoferë në rrugë dhanë alarmin duke kërkuar ndihmën e policisë dhe ambulancë për të transportuar të riun në spital.