Shkruan Madrit Lufi,
Anëtar i kryesisë qendrore së ASH nga Diaspora.
Kësaj që ndodhi dje i thonë “Të vras, të qaj, të shfytzoj dhe në fund të dënoj”, kjo politikë buron nga koncepti i vjetër sllav që kanë thënë pleqt tonë: “Ujku qimen e ndërron, por tabiatin jo”
Kështu veproj dje Zaev dhe xhuxhat e tij në parlament.
Një Shtet që të vret në sy të opinionit dhe pastaj bën sikur ska ndodh asgjë, a mund të ketë vend në gjirin Euro-Atlantik!!!
Në natën e 27 prillit 2017 dasht zoti që Ziadin Sela të jetë jetëgjatë dhe të vazhdojë idealin dhe t’ju jep shpresë Shqiptarëve në SEVERNA.
„Rrahman Morinat dhe Esat Pashat e 20% dhe pjellat e Bretstvo-Edinstvos“ tregojnë çdo ditë se veprojnë për ta fundosur Kombin e tyre.
Nuk arrijë ta kuptoj edhe sa tradhti duhet populli shqiptar të duroj deri kur të mbushet mendsh dhe të luftoj për të qënë “Zot Shtëpie”.
Kjo është e pa tolerueshme, në të njëjtën kohë që shqiptarët vuajnë të pa fajshëm nëpër burgje nga montimet politike, të përgatitur nga Rrahman Morinat dhe Esat Pashat të njëjtit mashtrues dhe bashkëpunëtor të sistemit “laraman dhe reformator” amnestojnë terroristët e 27 prillit.
Kjo është e vërteta e shqiptarëve që shkelin mbi vlerat dhe etikat e kombit.
Tradhtia ka dal në shesh deri sa njerëz si Artan Grubi, Vesel Mehmedi dhe Muhamet Zeqiri hanë përshesh.
“Shqipëtar o Shqipëtar dilni dhe mbroni këtë vatan”.