Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiMadhështore/ Nesër më 28 Nëntor, pas një shekulli i kthehet minarja Xhamisë...

Madhështore/ Nesër më 28 Nëntor, pas një shekulli i kthehet minarja Xhamisë së Ali Pashës në Ohër (FOTO)

Restaurimi i Xhamisë së Ali Pashës në qytetin e Ohrit ka përfunduar dhe hapja e saj do të bëhet më 28 nëntor, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë. Në një deklaratë, Drejtori i Përgjithshëm i Vakëfeve, Adnan Ertem, tha se Xhamia e Ali Pashës, e ndërtuar në vitin 1573 nga Suleyman Pasha dhe e rinovuar në vitin 1823 nga Ali Pasha, nga i cili e ka marrë emrin, është një monument vakëf, minarja e të cilit është rrënuar para 107 viteve.

Ai rikujtoi se kishin shkuar për bashkëpunim me Bashkësinë Islame Fetare të Maqedonisë së Veriut pas kërkesës për restaurim dhe se më 1 prill 2015 ishte nënshkruar protokoll. Ertem tha se në kuadër të tenderit, projekti i restaurimit ishte përgatitur duke u bazuar në dokumentet e Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeut – Ohër, duke shtuar se ai u miratua më 14 qershor të vitit 2016.

“Punimet e restaurimit filluan më 22 mars 2017. U rindërtua minarja e xhamisë vakëf, e lartë 32,5 metra e shembur në fillimt të shekullit 20. Të gjitha punimet restauruese përfunduan muajin e kaluar”, tha Ertem. Në hapjen e xhamisë më 28 nëntor nga Turqia pritet të marrin pjesë zëvendësministri i Jashtëm, Yavuz Selim Kıran, dhe zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Ahmet Misbah Demircan.

 

 

ANKARA (AA) – Restaurimi i Xhamisë së Ali Pashës në qytetin e Ohrit ka përfunduar dhe hapja e saj do të bëhet më 28 nëntor, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë. ( Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë – Anadolu Agency )
Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!