Sot një nga banorët e Frëngovës i cili jeton në mërgim ka ndihmuar 10 familje me artikuj ushqimor,njofton Struga Ekspres.
Humanisti nga Frëngova dëshiron të ngelet anonim për redaksinë e Struga Ekspres dhe pēr familjarët qē pranuan ushqimet.
Kēto ushqime me vlerë prej 500 dollarë (50 dollarë pēr familje), janë shpërndarë edhe disa herë të tjera pa e ditur se nga cili person dhurohen.
Për këtë shpërndarje nëpër familjet frëngovare u kujdes “GRUPI VULLNETAR” nga Frëngova, Fitni Ismaili,Berat Iljazi dhe Fatijon Dauti.
Gjithashtu kujtojmë se për këtë kontribut human dhe shembullor ndihmoi dhe Supermarket “GEGA” në Strugë me pronar Lavdrim Gega.
(Struga Ekspres)