Lumturi Risvani është pinjolle e familjes së njohur strugane Temo (Sojliu), është mbesa e Nuri Sojliut dhe Ibrahim Temos. Ajo nuk harron të vijë në Strugë për t’i kujtuar të parët e saj. Që nga viti 2006 kur Gjimnazi i themeluar i Strugës mori emrin e Dr. Ibrahim Temos, znj. Lume vjen me shumë kënaqësi në Strugë. 21 marsi është ditëlindja e rilindasit strugan, Dr. Ibrahim Temo (21.03.1865 – 04.08.1945).
Ajo nuk harron të bëjë homazhe edhe te varri i gjyshit të saj Nuri Soljliu (një nga nënshkruesit e Pavarësisë së Shqipërisë) dhe djalit të Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora, eshtrat e të cilëve pushojnë në varrezat e Strugës. Me zonjën Lume, edhe në këtë ditë me borë, u kënaqëm duke biseduar për veprimtarinë e të parëve, për historinë e bujshme të tyre, për rolin e intelektualëve sot, por edhe duke shijuar imazhet e bukura të Strugës e veshur me petka të bardha.
Strugë, 21 mars 2021 – Dita e dytë e pranverës (me dëborë)