Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiLulzim Nasufi godet përsëri komunën e Strugës

Lulzim Nasufi godet përsëri komunën e Strugës

Në momentin kur në të gjithë shtetin dhe shoqërinë tonë, në ç’do cep dhe kafe takim me ç’do person nuk mund të shmangim temën e migrimit masiv të rinisë nga këto troje, autoritetet politike janë përgjegjës direkt për situatën e krijuar të cilat akoma vazhdojnë të jetojnë jetën e tyre virtuale jashtë asaj reale, të pa interesuar për situatën, ose të pa vetëdijshëm se migrimi i këtillë, një ditë Strugën mundet ta shëndërroj në LAGJE VIKENDI, apo VENDBANIM SEZONAL.

Dhe si zakonisht kur ç’do politikan prezent në skenën politike mbi 20 vite në vendin tonë, e bën përgjegjës për situatën e këtillë, arsyetohen me arsyen e njëjtë, miliona herë të dëgjuar mes nesh se “ qytetarët migrojnë për shkak të kushteve ekonomike të dobëta dhe rrogave të ulta ” – POR ASNJËHER ASNJËRI PREJ TYRE NUK PRANON PËRGJEGJËSINË POLITIKE, SE DËSHTUAN NË PUNËN E TYRE DHE NUK KRIJUAN POLITIKA ZHVILLIMORE, SE INSTALUAN VJEDHJEN, UZURPIMIN E PASURISË SË PËRGJITHSHME, KORRUPSIONIN, PADREJTËSINË, DIFERENCMIN DHE DISKRIMINIMIN POLITIK, PASIGURINË DHE POLITIZIMIN E SKAJSHËM TË CDO INSTITUCIONI PUBLIK, DUKE I SHNDËRRUAR KËTO FENOMENE NEGATIVE NË NORMË SHTETËRORE INSTITUCIONALE.

Në frymën e kësaj atmosfere apo demek diçka ndryshe po ndodh në komunën tonë, me migrim apokaliptik të të rinjve dhe qytetarëve, temë aktuale këto ditë është kalimi i Administratës Komunale nga objekti egzistues në objektin e ri, pjesë përbërëse e Shkollës Fillore Komunale “ Vëllezërit Milladinovci ” – Strugë.
Dhe nuk mund të gjeni shembullin më bindës, të punës me dy arshine, kriterë se në këtë rast, të Administratës Komunale në krye me Kryetarin e Komunës së Strugës, Ramis(z) Merko.

Vetëm këtheni kujtesën, fotografit e gjendjes së objektit që ishte gjatë kohës kur në të mësonin nxënësit, fëmijët tanë, e ardhmja jonë, pa ngrohje, kullime të ujit nga pullazi në të gjitha anët gjatë rreshjeve, kushte mizere në brendësi të objektit, tualete jashtë funksionit dhe investimet megalomane të sotshme, kur në atë objekt dhe në ato karrike të blera me parat e popullit duhet të ulen ato të cilët më shumë se të gjithë të tjerët duhet të kujdesen për nxënësit dhe qytetarët.

Pra fenomeni i njëjtë përsëritet, si me makinën famoze të Kryetarit të Komunës se “ nuk mundet Kryetari i Komunës së Strugës të lëviz me makinë Fiço ”.
Por për këtë rast të kalimit të Administratës Komunale në Objektin Shkollor, kam disa pyetje ndaj Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramis(z) Merko, të cilat qytetarët duhet ti dijnë :

1. A ka siguruar Leje për Rekonstruim dhe Adaptim të objektit egzistues me destinim Arsim Fillor në objekt me Destinim – Objekt Administrativ, nëse jo, atëher në cfarë mënyre ka bërë dedikimin e mjeteve për punimet e këtilla pa dokumentacionin në fjalë ?

2. Nisur nga Fakti se objekti në fjalë është në mbrojtje të trashigimisë kulturore, për ç’ka në të ka investuar më herët edhe USAID – i Amerikan, a ka siguruar Komuna e Strugës, pëlqim pozitiv nga Ministria e Kulturës – Shkup, për adaptimin e këtillë ?

3. A ka Sigurura Komuna e Strugës, pëlqim pozitiv nga Institucioni Nacional – Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeumit në Ohër ?

4. Kush do të mbaj përgjegjësi për bartjen e kundërligjshme të materialit zyrtarë, nga objekti i vjetër në objektin e ri, pa asnjë protokol dhe siguri, duke krijuar kushte për dëmtimin dhe asgjësimin e materialit, për ç’ka nuk do të na vjen çudi në ndonjë moment në të ardhmen kur qytetari mund të dëgjojë përgjigjen se “ dokumentin tuaj që e kërkoni nuk mund ta gjejmë se ndoshta është humbur kur kemi bërë transferimin në objektin e ri ” ?

5. Cila është adresa e re e Komunës, apo godinës – selisë së Komunës së Strugës ?

6. Pasi që veç morët vendim të bëni transferin e Administratës Komunale në Objekt të mbrojtur të trashigimisë kulturore, barem kompletoni të gjithë objektin në stil dhe koncept arkitektonik komplementarë me stilin arkitektonik që objekti në fjalë çmohet dhe i posedon, jo vetëm kozmetik sipërfaqësore…!

Shpresoj se më kuptoni?!.

Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – Strugë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!