Tuesday, October 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Luftë” e madhe brenda dy taboreve të Lëvizjes BESA

“Luftë” e madhe brenda dy taboreve të Lëvizjes BESA

Betejë e madhe brenda dy grupimeve të Lëvizjes BESA para Kongresit të 24 shkurtit, se kush do të tubojë më shumë delegatë.
Të dy grupimet, njëri i udhëhequr nga Bilall Kasami dhe tjetëri nga Nexhbedin Kahremani do të jenë me dy kongrese paralele më 24 shkurt.

Nga të dyja fraksionet kanë deklaruar se janë në përgatitje të Kongreseve, por njëherit edhe bën apel që të ketë unifikim brenda Lëvizjes BESA.

Lëvizja BESA, 24 shkurtin ditën e përzgjedhur për Kongresin e partisë do ta përcjell me dy të tilla. Abdush Demiri zëdhënës i Lëvizjes Besa, nga krahu i Tetovës deklaron se janë duke punuar për realizimin e Kongresit të partisë më 24 shkurt dhe sërish këmbënguli që Lëvizja BESA do të ketë vetëm një Kongres.

‘Tanimë Komisioni është duke organizuar punën në terren, dhe janë duke u mbajtur zgjedhjet e brendshme në nivel vendor, komunal dhe në fund në Kongres edhe në nivel qendror. D.m.th. më 24 shkurt do të mbahet Kongresi i Lëvizjes BESA, nuk ka krahë këtu. Partia politike mund të ketë vetëm një Kongres.’

Poashtu, Demiri porositi krahun e Shkupit që të mos manipulojnë me opinionin dhe të shfaqin arsyet e vërteta edhe për regjistrimin e një subjekti të ri politik.

‘Ata të cilët duan të zgjedhin ose të zgjedhen në mënyrë legjitime dhe të respektojnë procedurat statutore të Lëvizjes BESA janë të mirëseardhur të respektojnë afatet të cilat janë duke rrjedhur. Dhe mos manipulojnë opinionin ose ti tregojnë arsyet e vërteta të tyre të cilat na vijnë informatat e fundit se do të duan të regjistrojnë subjekt të ri politik.’

Por nga ana tjetër, nga krahu i Shkupit i kësaj partiedeklarojnë se po përgatiten për Kongresin e tyre, pra për një Kongres të dytë. Nexhbedin Kahremani, ushtrues në detyrë sqaroi se krahu i Shkupit mendon që ta ndajë Kongresin nga ai i Tetovës, por i njëjti sqaroi se tentojnë të bëjnë unifikimin e BESËS.

‘Ne veç kemi filluar të bëjmë përgatitjet për Kongresin. Mbajmë çdo natë takime me degët dhe nëndegët në të gjitha qytetet. Kongresi është caktuar për 24 shkurt. Ne mendojmë ta ndajmë Kongresin. Tash do mbajmë dy Kongrese a jo, nuk dihet pasi ne tentojmë të bëjmë unifikimin e BESËS pasi BESA është një. Por gjithmonë në parti ka fraksione të ndryshme’.

I pyetur rreth asaj se a do të regjistrojnë subjekt të ri politik, ushtruesi në detyrë Nexhbedin Karemani shtoi se nuk mund të deklaronte asgjë deri në Kongres.

‘Për momentin nuk mund të them asgjë pasi deri në Kongres mendojmë se BESA do të jetë si BESË në tërësi.’

Përndryshe, Kongresi i Lëvizjes BESA u caktua për më 24 shkurt, në mbledhjen e fundit të Këshillit Qendror të mbajtur në Tetovë më 9 janar. Ndërkaq, edhe pse nga dy fraksionet e kësaj lëvizjeje bëjnë apel për unifikim të partisë, si krahu i Shkupit ashtu edhe ai i Tetovës nuk bëjnë përpjekje për një gjë të tillë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments