Në raundin e parë fitoi Pendarovski, ky fakt është i qartë i cili paralajmëron dallim edhe më të madh në raundin e dytë dhe fitore e konceptit Të bashkuar ecim para.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale fitoi Stevo Pendarovski. Ky fakt është i qartë.
Pendarovski ka përparësi dhe më shumë vota nga Gordana Siljanovska. Kjo do të thotë se qytetarët në numër më të madh e mbështetën konceptin për të ecur para e jo për kthim prapa.
Përparësia e Pendarovskit në raundin e parë është paralajmërim për fitore të sigurt dhe të qartë edhe në raundin e dytë më 5 maj.
VMRO-DPMNE mundet vetëm të inkurajojnë dhe të bëjnë matematika sa të duan, është fakt se këto nuk janë zgjedhje as lokale e as parlamentare, por zgjedhje për president ku në raundin e parë kryeson Stevo Pendarovski.
Më 5 maj, qytetarët në mënyrë masive, në atmosferë të lirë, korrekte dhe demokratike do ta konfirmojnë fitoren dhe do të zgjedhin të ecin para drejtë zhvillimit, progresit dhe integrimit.