Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLSDM-ja këmbëngul: Zgjedhjet parlamentare të mbahen kah mesi i qershorit

LSDM-ja këmbëngul: Zgjedhjet parlamentare të mbahen kah mesi i qershorit

LSDM-ja kërkon që zgjedhjet parlamentare të mbahen në mesin e muajit qershor. Qëndrimi i socialdemokratëve doli pas takimit që kreu i partisë, Zoran Zaev zhvilloi me partnerët e koalicionit parazgjedhor. Sipas Zaevit vendit i nevojiten zgjedhje të menjëhershme, nëse për këtë japin pëlqim edhe institucionet shëndetësore. Arsyet ekonomike, shëndetësore dhe politike Zaev do t’i shpalos edhe në takimin e liderëve tek presidenti.

Qëndrimi i përbashkët i partnerëve të koalicionit është që të shfrytëzohet momenti i lehtësimit të virusit dhe stabilizimit të pandemisë dhe në zgjedhje të shkohet në mes të qershorit. Këto janë konstatimet dhe qëndrimet të cilat unë do t’i shpalos të martën në takimin e liderëve tek presidenti Pendarovski – deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Zaev pret që në takim tek kryetari i shtetit të përcaktohet edhe mënyra e fushatës zgjedhore.

Pres që në takim të definojmë datën për zgjedhje, e cila sipas nesh është mirë të jetë në mesin e muajit qershor. Pres që të merremi vesh edhe për mënyrën e zbatimit të fushatës. Pres konsensus të përbashkët dhe vendime me përgjegjësi – tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Lidhur me monitorimin e procesit zgjedhor nga organizatat ndërkombëtarë, Zaev shtoi se misioni i OSBE-ODIHR-së ka shprehur gatishmërinë për të monitoruar procesin. Për dallim nga LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja kërkon që zgjedhjet të mbahen në mes të korrikut. BDI kërkon zgjedhje urgjente pas krizës shëndetësore, ndërsa Aleanca për Shqiptarët kërkon që zgjedhjet të mbahen në fillim të gushtit.

Adrian Kerimi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!