Përkundër të gjitha pengesave të mundshme, pas 20 vitesh kemi regjistrim të suksesshëm sipas standardeve më të larta botërore të EUROSTAT-it, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Nga atje thonë se të gjitha përpjekjet për bojkotimin dhe prishjen e këtij operacioni të rëndësishëm statistikor kanë dështuar.
“Hristijan Mickoski ishte ai që paralajmëroi bojkot me shpalljen e datës për kryerjen e regjistrimit. Mickoski dhe OBRM-PDUKM kërkuan shtyrjen e regjistrimit dhe filluan mbledhjen e nënshkrimeve kundër regjistrimit.
I pari nënshkroi Hristijan Mickoski. Mickoski personalisht u ka shkruar letra ambasadorëve kundër regjistrimit të popullsisë. Pavarësisht gjithë kësaj, regjistrimi ka pasur sukses, institucionet kanë kryer një regjistrim të suksesshëm, të saktë dhe të besueshëm, i cili është mirëpritur nga Komisioni Evropian dhe të gjithë aktorët përkatës. Këto janë faktet, kjo është e vërteta”, thonë nga LSDM.