Wednesday, October 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLSDM i merr shëndetësinë Aleancës për Shqiptarët?

LSDM i merr shëndetësinë Aleancës për Shqiptarët?

Edhe pse kishte propozuar mjekun Vullnet Ferati për ministër të ri të Shëndetësisë, Aleanca për Shqiptarët (ASH) duket se nuk do ta drejtojë këtë resor në të ardhmen.
Siç kumtuan për KDP-në burime të besueshme brenda LSDM-së së kryeministrit Zoran Zaev, resori i Shëndetësisë përfundimisht do t’u takojë Social-demokratëve për shkak se kanë vleruar se “kanë kuadrin më të mirë që do të reformojë dhe modernizojë shëndetësinë”.

Një vendim i këtillë i është kumtuar edhe BDI-së dhe ASH-së, si partnerë të koalicionin qeverisës, gjë që ka hapur rrugë drejt një rikonstrumi më të gjerë të qeverisë në të gjitha eshalonet.

Siç thonë në LSDM, BDI që në fillim nuk ka qenë e interesuar të marrë Shëndetësinë, gjë që e konfirmoi edhe deputeti i kësaj partie Artan Grubi në emisionin “Rruga drejt”.

Zv/ministri i Financave dhe funksionar i ASH-së, Elmi Haziri në emisionin e njëjtë konfirmoi se Sela kishte dorëzuar Feratin si kandidat për të marrë drejtimin e Shëndetësisë, informacion të cilin KDP e kishte publikuar që më 17 nëntor.

Ndërkohë, ASH nuk e ka pritur mirë këtë vendim. Burime partiake i thanë KDP-së se pas këtij momenti, Sela ka thirrë mbledhjen e kryesisë për të shqyrtuar hapat e mëtejshme të kësaj partie.

Kjo parti duhet të vendosë nëse do të pranojë një ministri tjetër në këmbim të Shëndetësisë, apo do të braktisë koalicionin qeverisës me të cilin i përkeqësoi raportet gjatë zgjedhjeve lokale, kur në raundin e dytë lidhi koalicion me BESË-n opozitare.

Ndryshe, vendi i ministrit në këtë resor mbeti i zbrazur pas kandidimit dhe zgjedhjes së Taravarit për kryetar komune në Gostivar.

Megjithatë, emërimi i Feratit ishte vënë në pikëpyetje pas paralajmërimit të partisë së Ali Ahmetit se nuk do ta votojë në Parlament.

Përveç kësaj, Zaev kishte thënë se ka marrë disa propozime për ministër të shëndetësisë dhe kishte paralajmëruar se “do të zgjedhet më i miri”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments