Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLSDM dhe VMRO-DPMNE i definojnë hapat e ardhshëm pas referendumit

LSDM dhe VMRO-DPMNE i definojnë hapat e ardhshëm pas referendumit

LSDM-ja qeveritare dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare sonte në mbledhjen e trupave më të lartë partiakë i definojnë hapat e ardhshëm pas referendumit të së dielës në Maqedoni.

Nga LSDM-ja thonë se bëhet fjalë për mbledhje të rregullt të udhëheqësisë partiake, ndërsa temë do të jetë situata aktuale politike në vend pas referendumit. Në mbledhje merr pjesë gjithë udhëheqësia e kryesuar nga kryeministri dhe lideri i partisë, Zoran Zaev, ministrat Radmilla Shekerinska, Dragan Tevdovski, Goran Sugareski, Lupço Nikolloski dhe Edmond Ademi, kryetari e Qytetit të Shkupit dhe kryetari i Komunës së Karposhit, Petre Shilegov dhe Stefan Bogoev dhe anëtarë tjerë të Këshillit ekzekutiv.

Para fillimit të mbledhjes asnjë nga anëtarët e Këshillit ekzekutiv të LSDM-së nuk deshi të japë deklaratë për mediat, ndërsa nuk ka informacione nëse pas përfundimit të mbledhjes dikush do të drejtohet para ekipeve gazetareske, ose do të komunikohen informacione për mbledhjen përmes kumtesës.

Në selinë e VMRO-DPMNE-së, sonte mban mbledhje Komiteti ekzekutiv. Nga partia thonë se do të bisedohet për situatën aktuale në vend pas referendumit.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së Kostadin Bogdanov para takimit të sontëm deklaroi se ka opsion të mbështetet Marrëveshja në Kuvend apo të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Nuk e di si është disponimi, ky është takimi i parë pas referendumit, por bindja ime personale është që të përfundojë procesi në Kuvend dhe se deputetët duhet ta ndërmarrin përgjegjësinë e tyre”, tha Bogdanov.

Deputeti Dragan Danev, ndërkaq, tha se pas verdiktit të shprehur të qytetarëve dhe censussit të paarritur në referendum ai nuk do të votojë për ndryshime kushtetuese të emrit kushtetues.

Në pyetjen çfarë nëse ka votim të fshehtë, Danev tha se nëse ka votim të fshehtë do të dalë nga seanca.

Në pyetjen se a është i pranueshëm opsioni për zgjedhje të parakohshme, ai tha se për këtë do të bisedohet në trupat partiakë.

Takimet e dy partive më të mëdha të Maqedonisë janë aktuale për shkak të kërkesës së kryeministrit Zoran Zaev nga deputetët e VMRO-DPMNE-së që të mbështesin ndryshimet kushtetuese ose të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoskit, deputetët e tij nuk do të mbështesin ndryshime kushtetuese, ndërsa në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, partia doli me kërkesat e saj – 100 ditë më parë të ketë qeveri sipas modelit të Përzhinos.

Rezultati nga bisedimet ndërmjet partive për të cilat thuhej se do të fillojnë këto ditë, duhet të bëhet i ditur deri në javën e ardhshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!