Televizioni Kanal 5 raporton se LSDM dhe BDI kanë arritur marrëveshje për koalicion qeveritar. Sipas këtij televizioni, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev do të jetë kryeministër tre vite, kurse kandidati i BDI-së Naser Ziberi një vit.
Sipas marrëveshjes BDI do të udhëheqë edhe MPB-në dhe DAP-in, raporton Gazeta Lajm.
LSDM ka demantuar informacion e postuar nga televizioni Kanal 5 për gjoja marrëveshje me BDI-në për Qeveri në të cilën Zoran Zaev do të jetë kryeministër tre vite, kurse Nase Ziberi një vit.
Në LSDM demantojnë edhe informacionin se BDI fiton MPB-në dhe DAP-in, raporton Gazeta Lajm.
“Në negociata ende nuk kemi arritur te zgjidhjet personale”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.