Wednesday, April 2, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLSDM: Çmimet për ushqime janë stabile, çmimet e derivateve të naftës po...

LSDM: Çmimet për ushqime janë stabile, çmimet e derivateve të naftës po ulen

Nga LSDM përmes një komunikate theksojnë se prioritet i tyre në krizën më të madhe globale është mbrojtja e standardit të qytetarëve. Sipas tyre, paketa antikrizë prej 26 masave dha rezultate.

“Me heqjen e TVSH-së, çmimet e prodhimeve bazë mbeten stabile. TVSH me 0% ka për bukën, miellin, qumështin, sheqerin, vajin mishin dhe prodhimet tjera si dhe orizi dhe vezët”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se po ashtu edhe derivatet e naftës kanë çmime më të vogla për shkak të heqjes të një pjesë të akcizës dhe janë më të voglat në rajon.

“LSDM do të vazhdojë me realizimin e masave dhe politikave që mbrojnë standardit qytetar dhe sigurojnë stabilitet ekonomik”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments