Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLokalet e dasmave hapen nga 1 qershori nëse nuk ka rritje të...

Lokalet e dasmave hapen nga 1 qershori nëse nuk ka rritje të të infektuarve

Restorantet e dasmave të hapen vetëm në ambientet e jashtme. Në objektet hotelierike të shtohet numri i mysafirëve nëpër tavolina. Ndërsa, maskat të vazhdojnë të mbahen edhe më tej. Nëse vazhdon trendi i uljes së infektimeve, sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, është e logjikshme që masat e reja lehtësuese të zbatohen nga qershori, mirëpo këtë do e vendos Komisioni për Sëmundje Infektive.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Maskat duhet të mbahen edhe më tej, është herët të hiqen. Objeketet hotelierike të vazhdojnë të punojnë vetëm jashtë, jo brenda. Të lejohen dasmat pas një kohe të gjatë, me protokolle, sa i përket plotësimit të kapaciteteve në hapësira jashtë dhe jo brenda dhe eventualisht mund të ndryshohet numri i mysafirëve në një tavolinë”.

Pas reagimeve të shumta në opinion për vonesat në imunizimin e gazatarëve, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se javën e ardhshme do të vaksinohen pjesa e mbetur e gazetarëve.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Gazetarët ishin ndër grupet më me prioritet për vaksinim. Një pjesë e madhe e gazetarëve veç më janë imunizuar, ndërsa pjesa tjetër e gazetarëve që nuk janë vaksinuar, besoj se javën tjetër do të vijnë në radhë”.

Më tej, ministri njoftoi se në fillim të qershori do të arrijnë 500 000 vaksinat e Sinovak dhe 100 000 vaksinat e Fajzerit përmes sistemit Kovaks. Ndërsa, për në fund të muajit maj priten vaksinat Sputnik. I pyetur se a ka mundësi për shkak të dëbimit të diplomatit rus të krijohet problem me blerjen e vaksinës ruse Sputnik, ai deklaroi se nuk pret të ndodh një gjë e tillë, mirëpo tha se nuk e di saktë se kur ajo vaksinë mund të vijë në vendin tonë.

Emine Ismaili /SHENJA/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments