Kryeministri i Maqedonisë ka vazhduar bisedimet me të gjithë deputetët e partive politike të opozitës për të siguruar dy të tretat e votave për ndryshimet kushtetuese.
Zaevi ka biseduar me të gjithë, përjashtuar liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili me sakrificën e tij e solli në pushtet.
Analistët theksojnë se, Zaev po luan lojën duke dashur të shpërfill, Ziadin Selën, partia e të cilit në zgjedhjet e fundit mori numër të konsiderushëm të votave.
Zaev takohet me të gjithë, por jo me Ziadin Selën, njeriun që dha një kontribut të cmuneshëm për rrëzimin e regjimit të kaluar. (INA)