Deputetit të VMRO-DPMNE-së, Sasho Vasilevski, i akuzuar për ngjarjet e “27 Prillit” i është ndërpre masa arrest shtëpiak dhe ai do të mbrohet në liri me garanci prej rreth 400 mijë eurove, njoftoi Tv24.
Jozyrtarisht, vendimi është sjellë sot, kurse Prokuroria nuk do të ankohet ndaj këtij vendimi dhe nuk do të kërkojë vazhdim të masës arrest shtëpiak, transmeton Gazeta Lajm.