Komisioni Rregullator për Energjetikës ka sjell vendim për uljen e çmimeve për shitje me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,26 % në raport me çmimet për shitje me pakicë të derivateve të naftës të përcaktuara në pajtueshmëri me vendimin e datës 20.07.2020.
Çmimet për shitje me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 denarë për litër, kështu që çmimi për shitje me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 59,50 den/litër, derisa çmimi për shitje me pakicë i EUROSUPER BS-98 është 61,50 denarë për litër.
Çmimi për shitje me pakicë i EURODIZEL (D-E V) nuk ndryshon, respektivisht mbetet në të njëjtin nivel prej 53,00 denarë për litër.
Nga data 28.07.2020 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet 59,50 denarë për litër
EUROSUPER BS -98 do të shitet 61,50 denarë për litër
EURODIZEL BS (D-E V)do të shitet 53,00 denarë për litër.