Friday, April 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLiqeni i Prespës po thahet

Liqeni i Prespës po thahet

Kjo platformë panoramike druri që më parë ishte e rrethuar nga uji i Liqenit të Prespës në fshatin Stenjë të Maqedonisë së Veriut, tashmë qëndron në tokë të thatë.

Ngrohja globale ka prekur edhe një nga liqenët më të vjetër të Europës duke e ulur nivelin e tij me 8 metra më pak në krahasim me vitet ‘70.

Banorët përreth liqenit po e shohin se si ai po pakësohet çdo ditë e më shumë, e vëndet ku dikur laheshin tashmë kanë mbetur të thata.

Një raport i NASA që ka kryer matje në vitin 2022, tregon se liqeni ka humbur 7% të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij nga 1984 në 2020-ën.

Liqeni i Prespës, që lag vendin tonë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë strehon më shumë se 2000 lloje peshqish, shpendë dhe gjitarë, ndërsa alarmi është ngritur për zhdukjen e disa prej tyre.

Ambientalistët thonë se mungesa e shiut, avullimi dhe përdorimi i tepërt për ujitje nga të tre vendet janë arsyet kryesore të humbjes së ujit.

Një tjetër rrezik që i kanoset liqenit janë edhe pesticidet që rrjedhin në liqen nga kanale kulluese.

Tv Klan

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments