Tuesday, August 5, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLindim Etemi: Propozoj që shkolla fillore "Jeta e Re" në Frëngovë të...

Lindim Etemi: Propozoj që shkolla fillore “Jeta e Re” në Frëngovë të marrë emrin e profesorit të ndjerë Qemal Iljazi

Lindim Etemi (Struga Ekspres)

Propozoj që shkolla fillore “Jeta e Re” në Frëngovë të marrë emrin e profesorit të ndjerë Qemal Iljazi nga fshati Frëngovë, një figurë e respektuar dhe e dashur për komunitetin, që me përkushtimin e tij në arsim la gjurmë të pashlyeshme.

Qemal Iljazi kishte përfunduar studimet e larta dhe punonte si mësimdhënës në shkollën e mesme “Hajdar Dushi” në Ladorisht dhe në Frëngovë. Ai ishte një mësues i përkushtuar, i dashur për nxënësit dhe kolegët, dhe një shembull i vërtetë i ndershmërisë, përulësisë dhe përgjegjësisë profesionale.

Ai humbi jetën tragjikisht së bashku me vëllain e tij Mehdi Iljazi, gjatë kthimit nga Tirana, ku kishte shkuar për ta regjistruar atë në fakultet. Kjo ngjarje e rëndë preku thellë jo vetëm familjen, por edhe komunitetin arsimor dhe të gjithë ata që e njohën Qemalin nga afër.

Për nder të jetës dhe kontributit të tij në arsim, propozoj që shkolla fillore “Jeta e Re” të mbajë emrin “Qemal Iljazi”. Ky do të ishte një akt mirënjohjeje dhe nderimi për një mësues që dha shumë në pak kohë dhe u nda nga jeta duke kryer një detyrë fisnike.

U bëj thirrje organeve të Komunës dhe Ministrisë së Arsimit që ta marrin në konsideratë këtë propozim të drejtë dhe simbolik, si një mënyrë për të ruajtur kujtimin dhe shembullin e tij për brezat e ardhshëm.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
Previous article
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments