Tuesday, September 23, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionLindim Etemi: "NDRYSHIM" quhet kur politikanët hajdutë të RMV-së të kthejnë paratë...

Lindim Etemi: “NDRYSHIM” quhet kur politikanët hajdutë të RMV-së të kthejnë paratë e vjedhura dhe të futen në burg bashkë me prokurorët dhe gjykatësit

Lindim Etemi -(Struga Ekspres)

Për vite me radhë, politikanët në Maqedoninë e Veriut janë shndërruar nga përfaqësues të popullit në milionerë të paprekshëm. Ata që dikur trokisnin derë më derë për vota, sot i sheh të ngujuar në vila luksoze, duke bredhur me makina të blinduara e duke udhëtuar jashtë vendit për “punë shteti”, ndërsa qytetarët e zakonshëm rropaten për bukën e gojës, shkollohen në kushte mizerabël dhe ikin në emigracion pa kthim.

Kjo nuk është më politikë. Kjo është grabitje me kostum.

Kur një politikan, që nuk ka trashëguar pasuri, brenda pak vitesh bëhet milioner, e shoqja hap biznese, fëmijët studiojnë jashtë dhe vilat ndërtohen si kërpudhat pas shiut, është e qartë: kjo është hajni, është korrupsion, është tallje me një popull të tërë.

Ndryshimi i vërtetë nuk është kur ndërron një parti me një tjetër që bën të njëjtën gjë.
Ndryshimi i vërtetë është kur politikanët që kanë vjedhur miliona euro futen në burg dhe çdo cent i vjedhur i kthehet qytetarëve. Kjo është drejtësi. Kjo është llogaridhënie. Kjo është frika që duhet të ndjejë çdo i korruptuar përpara se të vendosë të abuzojë me pushtetin.

Populli nuk ka më nevojë për premtime bosh, për flamuj dhe fjalime patetike. Ka nevojë për veprim. Për drejtësi. Për pastrim. Për fundin e pandëshkueshmërisë.

Të rikthejmë besimin tek shteti duke nisur nga aty ku dhemb më shumë.

Të futet në burg çdo politikan që ka vjedhur, pavarësisht flamurit apo partisë.
Të konfiskohet çdo pasuri e pajustifikuar.
Të kthehen paratë aty ku e kanë vendin, te qytetari i zakonshëm.

Kjo nuk është hakmarrje.
Kjo është drejtësi.
Dhe kjo quhet NDYSHIM

Lindim Etemi (Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments