Nga Lindim Etemi (Struga Ekspres)
Mjaftë me emisione të kurdisura dhe të porositura!
“Të nderuara media nacionale në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë, kur ftoni në studio liderë politikë, biznesmenë apo figura të tjera publike nga qytete të ndryshme, mos i mbushni panelet me emra të ricikluar që s’dinë as ku ndodhen ato qytete! Merrni gazetarë që i njohin rrënjët, historinë dhe realitetin e terrenit! Lërini njëherë e mirë ‘analistët’ e kurdisur, që mezi presin të lexojnë rreshtat që u janë dhënë paraprakisht. Mos luani me inteligjencën tonë dhe mos na nënvlerësoni ,sepse po na bëni të dyshojmë seriozisht se emisionet tuaja janë të porositura, të kontrolluara dhe të dirigjuara nga vetë politikanët që uleni në studio! Dhe dijeni mirë, ne i njohim më mirë se ju, sepse i kemi parë në lagje, në rrugë, në pushtet dhe në hije. Boll me spektakle për sy e faqe! Bëjeni një emision të vërtetë, ballor, me pyetje që nxisin përgjigje – jo me nënshtrim e servilizëm. Kaq kisha!”
Lindim Etemi!(Struga Ekspres)