Monday, September 1, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionLindim Etemi: Ejani në Qafethanë z. Rama dhe Mickoski, prisni në radhë...

Lindim Etemi: Ejani në Qafethanë z. Rama dhe Mickoski, prisni në radhë si ne me orë dhe kolona të gjata,duroni dhe ju si ne

Lindim Etemi (Struga Ekspres)

Qindra makina, temperatura mbi 35°C, fëmijë që qajnë nga lodhja, motorë që zien nga nxehtësia, dhe një rradhë që mezi lëviz, ky është realiteti çdo verë në pikat kufitare si Qafë Thanë. Dhe ndërsa qytetarët shtyjnë orë të tëra në kufi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, politikanët tanë flasin për “Ballkan të hapur”, “lëvizje të lirë”, e “integrim rajonal”. Ironia është se asgjë nga këto fjalë nuk përkthehet në praktike për njerëzit që thjesht duan të kalojnë kufirin pa u bërë me nerva.

Prandaj, le të bëjmë një propozim të thjeshtë, le të vijnë Edi Rama dhe Hristijan Mickoski dhe të presin edhe ata në radhë me orë të tëra në Qafë Thanë. Pa eskortë, pa kalim diplomatik, pa sirena. Thjesht si qytetarë të zakonshëm.

Të qëndrojnë me orë të tëra në kolonë, me ajrin e kondicionuar që nuk mjafton për t’i mbajtur fëmijët të qetë, me dokumente në dorë, me pasigurinë se kur do i vijë radha. Të ndjejnë në lëkurë atë që për shumicën është një përvojë e përvitshme, por gjithmonë e lodhshme dhe e padrejtë.

Sepse vetëm kur i përjeton vetë këto situata, kupton sa larg janë premtimet nga realiteti. Sa pak ka funksionuar bashkëpunimi për të krijuar një sistem të përbashkët digjital, një kalim të shpejtë, apo një organizim më njerëzor në pikat doganore.

Nuk është luks të kalosh kufirin pa u stërmunduar, është dinjitet bazë. Dhe nëse e gjithë kjo tragjikomedi kufitare u duket “normale”, le ta provojnë vetë. Sepse ndoshta pas 2-3 orëve në vapë, do fillojnë më në fund të kuptojnë se çfarë nënkupton “një rajon pa barriera”.

Dhe atëherë, ndoshta, do fillojnë të qeverisin me sy nga rruga, jo vetëm nga protokollet.
Lindim Etemi (Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments