Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLigji nuk e parasheh gjuhën shqipe në uniformat e ushtrisë

Ligji nuk e parasheh gjuhën shqipe në uniformat e ushtrisë

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, deklaroi se dispozita për dygjuhësinë nuk është futur në Ligjin për gjuhët për arsye të cilat kanë të bëjnë me funksionin e Armatës dhe faktin se uniformat paraqesin uniformitet.

“Këtë dispozitë do ta dërgojmë te Komisioni i Venecias i cili do të interpretoj ligjin, por edhe këtë dispozitë të mundshme ligjore. ARM është institucioni me kohezionin më të madh, që mjafton të shihni rreshtin e pritjes për të parë se ARM është Maqedonia në një vend.

Në pjesën e Mbrojtjes, i vetmi ndryshim sipas meje ka të bëjë me mundësinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë t’i drejtohen Ministrisë së Mbrojtjes duke përdorur gjuhën amtare në të cilën do të jetë edhe përgjigja”, tha Shekerinska.

Ajo tha se pikërisht Armata e Maqedonisë ka qenë aduti më i rëndësishëm gjatë kërkesës për anëtarësim në NATO, ndërsa është edhe meritori kryesor, që vendin tashmë e ndajnë ditë deri në uljen në tavolinën e njëjtë me aleatët.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!