Lëvizja Vetëvendosje proteston ditën e enjte në ora 17:00

0
18

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë protestë ditën e enjte në orën 17:00, nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të jetë në favor të tyre.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Kështu kanë kanë bërë të ditur burime të Gazeta Blic brenda Lëvizjes Vetëvendosje.Të njëjtat burime kanë cekur se janë mobilizuar të gjitha degët e VV-së, për tu mbajtur kjo protestë.

“VV ka pergaditë protestë të enjten ne orën 17:00 nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk del në favor të tyre. Janë mobilizu të gjitha degët e VV-së për tu mbajtur kjo protestë” tha ky burim i Gazeta Blic brenda VV-së.Lëvizja Vetëvendosje gjatë këtij muaji ka dhënë indikacione se do të ketë protesta nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është në favor të tyre.

Kujtojmë se pak ditë më parë nga kjo parti është mbajtur edhe një provë-protestë në shesh.Gjatë ditës së sotme ishte edhe deputeti i kësaj partie Arbër Rexhaj, i cili deklaroi se nuk do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse ndyshon nga ai i vitit 2014.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5