Monday, February 24, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLëvizja Demokratike e Strugës: Struga do ju kthehet struganëve

Lëvizja Demokratike e Strugës: Struga do ju kthehet struganëve

Struga do ju kthehet struganëve!

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Lëvisjes Demokratike dhe koalicionit VLEN, qytetarëve të ndershëm pjesë ose jo e ndonjë subjekti tjetër politik. LD ju falenderon për përkrahjen e deri tanishme që u dëshmua në pallatin e kulturës gjatë zgjedhjes së degës së Strugës.
Ne ju sigurojmë që Struga jonë e bukur nuk do të jetë më peng i së kaluarës, i disa apo një grupi personash profiterë duke e kthyer atë ne një kompani private për përfitime personale dhe familjare.
Struga ka një të ardhme dhe e ardhmja e saj buron nga amaneti i të parëve tanë për ta bërë atë një vend ku do të mbizotëroj siguria, meritokracija, shëndetësia kualitative, gjykatat e lira, të pa korruptuara dhe të dirirgjuara, hapësirat publike dhe plazhet ne funksionë te gjithë qytetarëve struganë si dhe shpresa se ktu mund të jetohet një ditë.
Lëvizja Demokratike është e hapur për te gjithë ju që në heshtje po e përkrahni tani, duke e kuptuar se partit e korruptuara e të etiketuara nga partnerët tanë amerikanë dhe europjanë tanimë janë pjesë e historis dhe se e ardhmja e Strugës nuk do mund të mbahet peng nga persona të skaduar politikisht.
Ne nuk jemi vetëm një parti apo koalicion por një ideologji për meritokraci si dhe anti korrupsion dhe përfitim personal.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike i degës së Strugës Adi Kreka dhe struktura e saj është e hapur në çdo kohë tju mirëpresë që të bëheni pjesë e LD-së sē Strugës, të gjithë ju që doni të jeni pjesë e ndryshimit të madh për Strugën.

Dega Lëvizja Demokratike-Strugë

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments