Lëvizja Besa shpërndau 400 maska mbrojtëse për qytetarët e Kërçovës

0
12

Forumi rinor i Lëvizjes Besa, dega e Kërçovës sot në qendrën e qytetit realizuan aktivitet, shpërndarjen e maskave mbrojtëse shëndetësore për qytetarët e Kërçovës, për mbrojtje nga koronavirusi.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Ky aktivitet ndërmerret pasi mbajtja e maskave mbrojtëse gjatë pandemisë u bë e detyrueshme nga na e shtetit, ndërsa ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve që të mbajnë maska mbrojtëse sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe të mbajnë distancë fizike minimumi dy metra.

“Aktivitetet e këtilla të Forumit rinor dhe Forumit të gruas të Lëvizjes Besa u organizuan edhe në qytetet tjera të vendit që të kontribuohet në ngritjen e vetëdijes publike dhe fillimin e kthimit të jetës në normale, përndryshe ne sot përmes aktiviteteve kemi shpërndarë 400 maska për qytetarët e Kërçovës”, tha Isen Ajdari, kryetar i degës të Lëvizjes Besa nga Kërçova.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5