Lëvizja Besa sot përmes një deklarate ka mbështetur grevën njëditore të mësimdhënësve. Nga kjo parti theksojnë se qeveria aktuale ka mungesë të vizionit dhe planit afatgjatë në arsim.
“Lëvizja BESA e mbështet grevën njëditore të mësimdhënësve dhe kërkesat e tyre për një pozicion më dinjitoz në shoqëri. Të ardhurat mesatare personale në Maqedoninë e Veriut janë 26 000 den, a për mësimdhënësit 22 000 den. Për momentin mësimdhënësit, as nuk mund të ëndërrojnë për një pagë të barabartë me mesataren e vendit. Në qoftë se qeveria don ta kthej dinjitetin e humbur të mësimdhënësve, atëherë duhet që ta barazoj rrogën minimale me sektorët tjerë, sepse mësimdhënësit janë hallka më e rëndësishme të cilët me kontributin dhe mundin e tyre e ndërtojnë të ardhmen e shtetit dhe të shoqërisë. Kryeministri dhe ministri shumë mirë e dinë se me 360 euro nuk ruhet dinjiteti i familjes dhe nderi i mësimdhënësit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Lëvizjes Besa.