Lëvizja Besa me ultimatum për VMRO DPMNE-në që brenda ditës të pranojnë marrëveshje për ndarjen e hapësirës mediale parazgjedhore prej 6 minutash, që sipas Kodit zgjedhor do të duhet të ndahet mes dy partive më të mëdha opozitare që dolën nga zgjedhjet e kaluara. Besa akuzon VMRO-në se po shkel ligjet përmes Agjencionit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, e cila ka vendosur që 6 minutat t’ia ndajë vetëm VMRO-së. Për këtë shkak pas padisë penale që BESA ngriti ndaj Agjencionit, i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të monitorojë punën e agjencionit, që të mos krijohen konflikte në shtet që do të fillojë negociatat me BE-në.
Lëvizja Besa gjatë ditës së djeshme i është drejtuar me shkresë zyrtare edhe VMRO DPMNE-së duke i kërkuar që gjatë ditës së sotme të takohemi dhe të merremi vesh për ndarjen e hapësirës mediale konform shkresës që kemi marrë nga KSHZ. Në rast se VMRO DPMNE nuk i përgjigjet ftesës sonë, ne do ta njoftojmë KSHZ-në dhe do të kërkojmë që me vendim të limitojë buxhetin medial të VMRO-së dhe me miratimin e këtij vendimi VMRO DPMNE duhet t’i jep përgjigje të gjitha mediumeve që do të dëmtohen nga manipulimi që i ka përgatitur kjo parti përmes Agjencionit të udhëhequr nga Zoran Trajçevski -tha Arianit Hoxha, Lëvizja Besa.
Alsat